A.M.G SHPK
A.M.G SHPK
A.M.G. shpk, një entitet thelbësor i grupit inovativ DVG Group, ka qenë një forcë udhëheqëse në shpërndarjen e ushqimeve të ngrira premium që nga viti 2001. Që në fillimet e tij, A.M.G. shpk ka mbështetur importin dhe shpërndarjen e markave të nivelit të lartë, përfshirë akulloren globalisht të njohur Algida nga Unilever. Përveç kësaj, A.M.G. shpk ofron me krenari një gamë të gjerë produktesh të ngrira premium nën marka të njohura si Ioniki, Lezita, Polar, Lambweston dhe Siblou. Ky përkushtim ndaj cilësisë dhe inovacionit ka çuar A.M.G. shpk në ballë të industrisë, duke fituar një sërë çmimesh, përfshirë trofetë prestigjoze nga Algida dhe Lezita, të cilat konfirmojnë përkushtimin e tyre ndaj përsosmërisë dhe inovacionit.
Albacco Wine and Spirits
Albacco Wine and Spirits
Albacco Wine and Spirits, një tjetër markë pjesë e A.M.G. shpk, qëndron si një dëshmi e artit dhe pasionit së botës së verës. E përkushtuar pas shpërndarjes detajiste të verërave me cilësi premium, Albacco Wines përfaqëson përkushtimin ndaj ekselencës në çdo produkt që ofron. I njohur për përkushtimin e palëkundur ndaj cilësisë, Albacco Wines zgjedh me kujdes çdo verë, duke siguruar që ajo të përmbushë standardet më të larta të shijes, aromës dhe mjeshtërisë.
Albacco nuk është thjesht një distributor; është një krijues përvojash, një furnizues i eksperiencave luksoze. Në Albacco Wines, ne jemi krenarë që mundemi t’ju ofrojmë përzgjedhje të kuruar i cili tërheq konsumatorët e rafinuar të cilët kërkojnë sofistikim dhe cilësi. Fokusimi ynë në ekselencë shtrihet nga vreshtaria deri tek shija, duke siguruar një përvojë të jashtëzakonshme dhe të qëndrushme në shije.
CTI Construction
CTI Construction
CTI Construction, një kompani ndërimi nën çadrën e DVG Group, synon të revolucionojë peisazhin e ndërtimit në Shqipëri. Me vizione dhe plane ambicioze, CTI construction synon të prezantojë projekte ndërtimi luksoze të cilat do të ngrenë standardet e arkitekturës si dhe dizajnit në vend.
Me një fokus të veçantë në inovacion, përsosmëri, si dhe qëndrueshmëri, CTI construction ka për qëllim të ofrojë vila të nivelit të lartë dhe komplekse ndërtimore të cilat plotësojnë dhe tejkalojnë standardet globale të cilësisë dhe luksit. Kompania frymëzohet nga përkushtimi i tij i thellë ndaj kënaqësisë së konsumatorit, duke siguruar që çdo projekt jo vetëm të përmbushë, por gjithashtu edhe të tejkalojë pritshmëritë dhe dëshirat e klientëve të tij.
CTI Construction shënon një epokë të re të ndërtimit në Shqipëri, një epokë e karakterizuar nga mjeshtëri e shkëlqyer, vëmendje ndaj detajeve dhe një përkushtim për të krijuar hapësira që frymëzojnë dhe qëndrojnë gjatë. Ndërsa nis udhëtimin e tij, CTI Construction synon të klasifikohet ndër liderat në ndërtimet luksoze, duke vendosur standarde të reja dhe duke reiformuar horizontin e qyteteve shqipëtare.