DVG GROUP

Karriera në DVG

Karriera në DVG group
Suksesi i DVG Group është meritë e stafit të përkushtuar si aset i kompanisë. Ne jemi një grup dinamik, gjithmonë në zgjerim dhe me projekte të reja ambicioze. Për këto arsye jemi gjithmonë në kërkim të punonjësve energjikë, entuziastë dhe me njohuritë e qëllimet e duhura për t’iu bashkuar skuadrës sonë.
Përse të punosh me ne?
Puna në skuadër ka qenë dhe do të jetë çelësi i arritjeve tona.
Ne nuk të ofrojmë vetëm një punë, por një perspektivë për të ardhmen.
Dëshira për punë, për rritje profesionale dhe bashkëpunimi me kolegët janë shkallët për rritje në karrierë në DVG Group.
Ne besojmë se puna dhe dedikimi duhet të shpërblehen nëpërmjet pagave konkuruese, skemave të ndryshme të bonuseve apo shpërblimit dhe respektit për njeriun.
Përmirësimi i vazhdueshëm dhe konkurenca me më të mirën tonë janë motori që na bëjnë të ecim përpara.
Punojmë me pasion në kërkim të cilësisë dhe të standardeve më të larta të shërbimit.


Programi i praktikës
Aftësitë e tua janë vetëm Akademike, të duhet eksperiencë dhe të kuptosh më shumë për botën reale të punës? Apliko tani për programet e praktikës në DVG Group.

Kontakt
Zyrat Qëndrore
Email: hr@amgfood.com | info@dvg.al
Tel: +355676047277
Autostrada Tiranë-Durrës, Km.6, 1051 Kashar, Tiranë, Shqipëri

Scroll to Top